Mbeti e plagosur nga atentati që iu bë bashkëshortit të saj President, Zonja e Parë e Haitit pritet të dërgohet për trajtim të specializuar në SHBA

Zonja e Parë e Haitit, Martine Moise, pritet të dërgohet për kurim në një spital të Miamit.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Haitit në SHBA, Bocchit Edmond. Kujtojmë se Zonja e Parë, u plagos në atentatin, ku mbeti i vrarë bashkëshorti i saj Presidenti Jovenel Moise.

Ai ndodhej në shtëpinë e tij private, kur persona të armatosur, ende të pa identifikuar, hynë dhe e qëlluan për vdekje, si dhe plagosën rëndë gruan e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike.

Më herët, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e dënoi rëndë aktin e ndodhur.

Në një konferencë për mediat, ai e cilësoi atë si të tmerrshme dhe të neveritshme. Presidenti Biden po ashtu, shprehu urimin e tij për shërim sa më të shpejtë të Zonjës së Parë, Martine Moise, duke nënvizuar se SHBA do të jetë krah tyre në këto momente të vështira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *