“Mbeti pa ndjenja”, drejtuesit e Ballkanit tregojnë gjendjen e Stivi Frashërit pasi u godit në kokë nga tifozët









Stivi Frashëri ka qenë sot viktimë e sulmeve të tifozëve të Gjilanit në fund të ndeshjes me Ballkanin. Pasi Enea Koliçi barazoi sfidën për Gjilanin në shtesë, tifozët vendas hynë në fushë dhe në rrëmujë e sipër goditën në kokë Frashërin duke e lënë të shtrirë e duke bërë që të dërgohej me urgjencë në spital.

frasheri

“Tani është kthjellur dhe po merr infuzion. Pastaj do të dërgohet në rezonancë”, tha Idriz Hajrizi, një nga zyrtarët e klubit të Ballkanit për “Tëvë1”, rreth një orë pas ngjarjes së rëndë.

Lojtari kishte mbetur pa ndjenja në momentin që është goditur në kokë nga tifozët kundërshtarë, duke i rrezikuar seriozisht tjetrën. “Stivi Frashëri u dërgua në spital dhe ishte pa ndjenja për 20 minuta”, ishin fjalët e Arsim Kabashit, presidentit të Ballkanit rreth kësaj ngjarje të rëndë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.