Mbeturinat në Durrës, Blendi Çuçi: Këto dy ditët e ardhshme do i jepet zgjidhje! Nuk është përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Brendshme






cuci-mbeturinat

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi reagoi lidhur me katastrofën mjedisore me mbeturinat në qytetin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, Çuçi tha se kësaj çështje do i jepet zgjidhje brenda ditëve të ardhshme.

Sipas tij, administrimi i kësaj situate nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme por edhe e pushtetit lokal.

“Në lidhje me çështjen e mbeturinave, ka qenë edhe më parë dhe agravohet akoma më shumë derisa të bëhet një landfill modern. E kam ndjekur situatën. Është gjetur një zgjidhje për t’i çuar diku tjetër dhe besoj se do marrë një zgjidhje të shpejtë. Këto dy ditë besoj do zgjidhet. Kjo është përgjegjësi përtej Ministrisë së Brendshme. Është një përgjegjësi rregullatore, aq sa luan një rol dhe Ministria e Mjedisit. Kjo është përtej përgjegjësi. Si Ministër i Brendshëm kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda përtej qarkut të Durrësit” – u shpreh ministri.

222

Lexoni edhe: EKSKLUZIVE/ Katastrofa mjedisore në Durrës, kamionët shkarkojnë mbetjet anës së rrugës dhe nëpër fshatra- (VIDEO SKANDAL)

I pyetur në lidhje me iniciativën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për t’i quajtur aksidentet “vrasje”, Çuçi tha se është një çështje që duhet ta zgjidhin penalistët. Ai shtoi se Kodi Penal parashikon të njëjtin dënim për personat që shkaktojnë aksident me pasojë vdekjen si dhe për ata që kryejnë një vrasje të thjeshtë.

“Ishte për pjesën e parashikimit dhe iniciativës që bëri ish-ministri Tahiri, është një çështje më shumë e profesionistëve dhe penalistëve, doktrinës se çfarë do quhet vrasje. Kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin profesionistët nëse do quhet vrasje ose jo. Nuk mund t’i përziejmë. Do bënim devijim nga shkenca penale. Çfarë kemi bërë ne? Kemi rritur nivelin e dënimit nëse kemi raste të tilla dhe e kemi bërë dënimin e njëjtë si me vrasjet e thjeshta. Personi parashikohet të dënohet sikur të ketë vrarë një njeri. I jemi afruar asaj rëndesës për personin që shkakton një aksident. Ai person që ecën me shpejtësi dhe shkakton aksident me vdekje, ai është njësoj si një vrasës” – tha Çuçi.

Së fundmi ministri komentoi dhe ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve online. Sipas tij, edhe ky fenomen do të ketë një fokus specific në vazhdim.

“Përmes celularëve ka ekzistuar gjithmonë. Kërkon një shkallë më të avancuar të gjurmimit. Ndryshe nga pikat e bastit ku uleshe dhe vendosje një bast. Kemi pasur një çështje që e kemi çuar në prokurori dhe ka dalë në vëmendjen tonë së fundmi. Besoj se do ketë fokusin e vetë specifik” – thotë Çuçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *