Mbi 1 mijë e 500 të helmuar nga uji i pijshëm, deputetja publikon foto nga qendra shëndetësore e Deçanit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka publikuar disa fotografi nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku mijëra banorë të këtij qyteti po kërkojnë ndihmë mjekësore, pasi po dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ deputetja kosovare thekson se fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë është në rritje. Po ashtu, deputetja e AAK-së, ka thënë se QKMF-ja dhe qytetarët kanë nevojë për infuzione dhe barna.

“Fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë në Deçan prapë është në rritje. Senzibilizim e mobilizim i punëtorëve shëndetësor për tu admiruar. Ministri Vitia sot erdhe sa për sy e faqe në Deçan po me duar në gjepa. QKMF-ja dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë konkrete me infuzione e barna. Si gjeth qytetarët e Deçanit human të cilit po i dalin në ndihmë me barna e infuzione institucionit shëndetësor.
ju lumtë personelit shëndetësor dhe qytetarëve për këtë mobilizim!”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *