Mbi 1 mijë viktima dhe mbi 300,000 të prekur nga tërmeti katastrofik në Marok, Kulla Eifel fik dritat në nderim të viktimave

Dritat e Kullës Eifel nuk do të jenë sonte të ndezura në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.

Të paktën 1037 persona kanë vdekur dhe 1204 të tjerë janë plagosur.  Monumenti francez në Paris ka vendosur të fikë dritat në orën 21:00.

Më shumë se 300,000 njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi vendin, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata gjithashtu bëri me dije se po “monitoron nga afër situatën” dhe se po dërgon një ekip mbështetje për partnerët e saj në Marok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts