Mbi 1 milion vdekje nga Covid në Europë

12:00 13/04/2021

Humbjet e jetëve të regjistruara në këtë kontinent përfaqësojnë më shumë se një të tretën

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në kontinentin europian i ka kaluar 1 milion. Vala e tretë e përhapjes së pandemisë Covid-19 po e thellon gjithnjë e më shumë krizën në sistemin shëndetësor.

Shumë shtete po përballen me kolaps, ndërsa edhe numri i rasteve ditore po rritet me ritme të frikshme shumë më shumë se tre muaj më parë. Italia ka rregjistruar 3200 viktima, Rusia me 2500 dhe Franca me 2 200 të cilat po luftojnë edhe me një fushatë të ngadaltë vaksinimi.

Lidhur me vdekjet në raport me popullsinë, vendet më të prekura në botë sërish janë në Evropë. Republika Çeke e cila renditet e para me 261 viktima për 100,000 banorë, e ndjekur nga Hungaria me 245 dhe Bosnja e Hercegovina me 228.

Evropianët përbëjnë një të nëntën e popullsisë botërore dhe vdekjet e regjistruara në këtë Kontinent përfaqësojnë më shumë se një të tretën e 2.94 milion viktimave të pandemisë së regjistruar në të gjithë botën.

Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

Kreu i Organizatës Botërore Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se fundi i pandemisë duket ende larg. Tedros u shpreh se çdo vend që dëshiron të hapet duhet të miratojë një plan paraprak duke marrë parasysh edhe shtimin e numrit të pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *