Mbi 1 orë takim/ Ministri grek pas bisedimeve me Belerin në burg: Pala shqiptare të lejojë menjëherë betimin e tij

mbi 1 ore takim ministri grek pas bisedimeve me belerin ne burg pala shqiptare te lejoje menjehere betimin e tij
mbi 1 ore takim ministri grek pas bisedimeve me belerin ne burg pala shqiptare te lejoje menjehere betimin e tij

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yiannis Oikonomou ka folur pas takimit që ka pasur me Fredi Belerin. Oikonomou ka deklaruar se kjo çështje është me shumë rëndësi për Greqinë. Po ashtu ai ka kërkuar që Beleri të ketë mundësi që të betohet, pasi po i shkelen shumë të drejta.

“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores tonë në Shqipëri, Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj. Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet serioz. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave politike janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.

Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e Belerit nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e Belerit si kryetar bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe është në kundërshtim me të drejtën ligjore evropiane, me gjithçka që ajo përfshin,” tha Oikonomou.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts