“Mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalt, zhavorr e rindërtime”, Berisha për “Lokalet”: Zgjedhjet u blenë haptazi. Bashkitë na u morën përdhunshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, një ditë pasi tha se do i nënshtrohet votëbesimit. Berisha ka folur për humbjen e zgjedhjeve, riorganizimin e PD-së dhe çështje të tjera të nxehta.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet u blenë haptazi nga mazhoranca.

A do të kemi protesta të fuqishme deri në rrëzimin e Ramës?

Berisha: Po bëjmë një analizë për dramën e këtyre zgjedhjeve. Mirëkuptoj çdo kërkesë nga mbështetësit tanë. I garantoj se PD do bëjë një analizë transparente. Jemi të angazhuar për të identifikuar e vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Analiza deri tani tregon në mënyrë të qartë se në një seri bashkish, nga veriu në jug, koalicioni “BF” i janë marrë përdhunshëm mandatet. me forcën e bandave. me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Elbasa, Sarandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts