Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, deri më tani 2053 viktima

Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë konkretisht është 12 mijë e 760.

Sipas këtij instituti, deri më tani si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 2 mijë e 53 qytetarë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
IKSHPK tha se numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *