“Mbi 120 mln euro për të blerë votën”- Tabaku: Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur…



Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shkruan se mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit.

tabaku

Ndërsa thekson se çdo ditë dalin në dritë prova dhe fakte, Tabaku deklaron se “Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve”.

Tabaku thekson se shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral. “Ate po bej vleresimin e punes se Rames qe nga viti 2019 deri ne janar 2021 nuk ka dhene asnje fond per rindertimin. Befas, ne kundërshtim me ligjin elektoral shpërndau 124 mln euro nga 1 Janari ne 24 prill 2021. Sipas ligjeve ne fuqi kjo pune është krim elektoral. Ndaj duhet vleresuar si i tille nga institucionet përkatëse”, shkruan ajo ndërsa i përgjigjet një qytetari.

Reagimi:

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit,…

Posted by Jorida Tabaku on E diel, 9 Maj 2021

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *