Mbi 1500 të helmuar nga uji i pijshëm, Ramosaj flet për situatën në Deçan: Jemi duke bërë analizat

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të qytetarëve që patën komplikacione pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

“Është më e mirë se ditën tjetër”, tha Ramosaj. Ai thotë se sapo të kenë të dhënat e sakta lidhur me ngjarjen do të njoftojnë qytetarët. Tha se institucionet relevante në kohën më të shpejtë do të dalin me rezultatet e analizave toksike.

“Kam me respektuar secilin që ka me punua seriozisht me zbardh rastin”, -theksoi ai. “Në aspektin kimik uji është në gjendje të rregullt, edhe analiza mikrobiologjike ka dalë në rregull. Janë duke u bërë edhe analiza të tjera nga institucionet relevante”, shtoi ai në Pressing.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *