Mbi 1,9 miliard doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në mbarë botën

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 1,9 miliard doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19).

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me 639,1 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me më 294,9 milionë doza.

India ka administruar 208,6 milionë doza, Brazili mbi 67 milionë, Mbretëria e Bashkuar 64,5 milionë dhe Gjermania mbi 49,9 milionë doza.

Më pas vijon Franca me mbi 36 milionë doza, Italia me mbi 34,4 milionë dhe Meksika me 30,2 milionë.

Lista vazhdon me Turqinë, e cila ka administruar mbi 28,9 milionë doza, ndjekur nga Rusia, Spanja, Indonezia dhe Kanada.

Vendi me më shumë doza të administruara në bazë të popullsisë është ishulli Sejshelet në Afrikën Lindore, me 136,74 doza në 100 njerëz.

Më pas vijnë Emiratet e Bashkuara Arabe me 129,53, San Marino 125,16, Izraeli 122,25, Malta 116,1, Bahrejni 100,31, Kili 96,59, Britania e Madhe 95,15, Mongolia 94,07, Hungaria 90,67, Maldivet 88,19, SHBA-të 87,81, Katari 87,28, Uruguai 79,8, Monako 76,52 dhe Islanda 73,2 doza në 100 njerëz.

Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 3,55 milionë njerëz, kurse mbi 171 milionë janë infektuar me virusin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *