Mbi 2.3 miliardë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 2.3 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 845.3 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 305.69 milionë doza.

India ka administruar 246.9 milionë doza, Brazili mbi 75.89 milionë, Mbretëria e Bashkuar 69.74 milionë dhe Gjermania mbi 59.4 milionë doza, Franca 42.54 milionë, Italia 40.5 milionë dhe Meksika 36.16 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 32.6 milionë doza të administruara, e ndjekur nga Rusia, Spanja, Indonezia dhe Kanadaja.

Vendi me më shumë doza të administruara krahasuar me numrin e popullsisë është vendi ishull i Afrikës Lindore, Sejshellet, me 139.51 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 3.77 milionë jetë në mbarë botën, me më shumë se 174.93 milionë raste të raportuara, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA.

SHBA-ja, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura për sa i përket numrit të viktimave dhe rasteve me COVID-19. // AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *