Mbi 20 mijë migrantë dëshirojnë të shkojnë nga Kolumbia në SHBA

Në qytezën Necocli të rajonit Antioquia në veri të Kolumbisë, mbi 20 mijë migrantë, shumica e të cilëve janë haitianë, presin hapjen e kufijve për të shkuar në SHBA.

Për shkak të trazirave të brendshme dhe pamjaftueshmërisë ekonomike në vendet e tyre, migrantët kërkojnë hapjen e kufirit Kolumbi-Panama për të arritur në SHBA.

Ka shqetësime se vendi do të përballet me një krizë të re humanitare për shkak të migrantëve, të cilët kanë katërfishuar popullsinë e qytezës, e cila është rreth 4.500 banorë, me infrastrukturë dhe mjedise sociale të pamjaftueshme.

Zyrtarët e qytezës vunë në dukje se në mesin e migrantëve ka njerëz që vuanin nga çrregullime të frymëmarrjes, stomakut dhe zorrëve dhe kërkuan ndihmë nga qeveria kombëtare për t’i evakuuar ata.

Në qytezën, ku mungesa e ushqimit dhe ilaçeve ka arritur nivelin më të lartë, përveç arritjes së migrantëve të rinj mësohet se ka edhe prej atyre që kanë marrë bileta për të shkuar në qytetet tjera të vendit.

Ndërkohë sipas marrëveshjes së migrimit të arritur mes Kolumbisë dhe Panamasë, çdo ditë 500 persona blejnë bileta për të shkuar në Panama nëpërmjet varkave.//AA 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *