Mbi 20 mijë viktima në konfliktin Izrael-Hamas

mbi 20 mije viktima ne konfliktin izrael hamas
mbi 20 mije viktima ne konfliktin izrael hamas

12:54 17/12/2023

Palët nisin negociatat për një armëpushim të ri

Ka shkuar në mbi 20 mijë numri i viktimave të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, që prej 7 Tetorit kur ky i fundit sulmoi në mënyrë të befasishme territoret izraelite.

Departamentet shëndetësore të Palestinës njoftuan se mbi 19,000 palestinezë janë vranë, ndër të cilët mbi 200 në Bregun Perëndimor.

Pavarësisht këtij bilanci tragjik ushtria izraelite vazhdoi edhe gjatë orëve të fundit sulmet ajrore dhe avancoi operacionet e saj tokësore në Rripin e Gazës, veçanërisht në qytetet jugore të Rafah dhe Khan Younis.

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, pretendoi se kishin sulmuar ushtarët izraelitë të vendosur në Rripin e Gazës.

Për t’i dhënë një tjetër shans armëpushimit, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Izraelite Mossad, në një kryeqytet evropian të shtunën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke folur për mediat la të kuptohet se negociatat e reja të ndërmjetësuara nga Katari ishin duke u zhvilluar për të rimarrë pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Ai tha se i kishte dhënë udhëzime ekipit negociator dhe se e rëndësishme në këtë moment ishte rikuperimi i pengjeve izraelite.

Ndërkohë, që për t’i dhënë një zgjidhje afatagjatë konfliktit, Lindjen e Mesme po e viziton Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin, i cili para nisjes bëri të ditur se gjatë turit të takimeve do të nënvizojë angazhimet e SHBA-së për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts