Mbi 200 civilë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

09:47 03/05/2022

Më shumë se 200 civilë mbeten ende të ngujuar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boychenko, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Një numër civilësh u evakuuan nga fabrika e çelikut, qëndresa e fundit e trupave ukrainase në qytetin me rëndësi strategjike.

OKB dhe Kryqi i Kuq shpresojnë të evakuojnë më shumë civilë gjatë kësaj të marte.

Boychenko tha se rreth 100,000 civilë ishin ende në Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar prej javësh./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.