Mbi 200 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 200.011.154 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në Indi (32.304.618), SHBA (31.667.507) dhe Brazil (19.966.693).

Më pas radhiten Franca (6.464.416), Rusia (6.340.151), Turqia (6.024.497), Britania e Madhe (5.696.593), Argjentina (4.912.390), Kolumbia (4.758.983) dhe Spanja (4.516.279).

Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 18.852.989 persona.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 223.475.490 persona dhe duke shkaktuar 4.611.347 të vdekur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *