Mbi 200 raste me linë e majmunëve në botë

10:26 27/05/2022

Shtetet e Bashkuara kanë porositur vaksinën kundër kësaj sëmundje në rast se shpërthimi bëhet edhe më i madh

Mbi 200 raste janë konfirmuar me linë e majmunëve në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shtetet evropiane kanë konfirmuar dhjetëra raste të këtij virusi që shënon shpërthimin më të madh të lisë së majmunëve ndonjëherë në kontinent.

Ministria Italiane e Shëndetësisë tha në një buletin të saj se numri i rasteve të konfirmuara me linë e majmunëve në vend arriti në gjashtë. Rreziku i një epidemie të lisë së majmunëve është përjashtuar dhe vaksinimi do të administrohet vetëm për grupet vulnerabël, por vaksinimi masiv përkohësisht nuk do të merret në konsideratë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka bërë thirrje kundër stigmatizimit të meshkujve homoseksualë në lidhje me shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve.

“Duhet të parandalohet që personat që janë homoseksualë të bëjnë seks me burra. Është e rëndësishme të thuhet se ky virus mund të prekë këdo”, tha Lauterbach për ZDF.

Sipas Institutit gjerman për kontrollin e sëmundjeve “Robert Koch”, lija e majmunëve transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik.

Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar bëri të ditur se numri i të infektuarëve ka arritur në 90, 85 në Angli, 3 në Skoci dhe nga 1 në Uells dhe Irlandën e Veriut. Po ashtu rastet me linë e majmunëve janë rritur edhe në Francë ku numri ka arritur në shtatë. Spanja raportoi 25 raste të reja të konfirmuara të lisë së majmunëve, duke e çuar totalin në 84. Përveç kësaj, vendi ka 73 raste të dyshuara. Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias u shpreh se rastet e lisë së majmunëve në Spanjë kishin ardhur  nga  Afrika Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen një kërkese për lëshimin e vaksinës së lisë së majmunit nga Stoku Kombëtar Strategjik i vendit. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë bërë të ditur se  se nëntë raste të lisë së majmunëve ishin raportuar në shtatë shtete, përfshirë Kaliforninë, Floridan dhe Massachusetts, deri në këtë javë.

Ekziston një tjetër vaksinë kundër lisë e licencuar në Shtetet e Bashkuara, ACAM2000, që mund të përdoret për të parandaluar linë e majmunëve dhe vendi ka më shumë se 100 milionë doza.

Organizata do të mbajë një takim të dytë global mbi linë e majmunëve javën e ardhshme për të studiuar më hollësisht rreziqet dhe trajtimet në dispozicion për të luftuar virusin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.