
14:51 22/06/2022
Notarët festojnë solsticin dimëror që shënon ditën më të shkurtër të vitit
Temperaturat e ulëta nuk i kanë penguar rreth 2000 notarë të guximshëm të zhyten nudo në lumin Deruen të Hobartit për të festuar solsticin dimëror.
Notarët u panë me asgjë tjetër përveç kapuçave të kuq teksa vrapuan drejt lumin Deruen. Njerëzit hodhën ngjyra në ajër ndërsa po argëtoheshin me njëri-tjetrin.

Pjesëmarrësit u shprehën mjaft të lumtur për këtë eksperiencë.
“Të jem e sinqertë, ishte e mrekullueshme. Kisha pak ankth. Miqtë e mi të çmendur më sollën këtu këtë mëngjes. Isha më shumë e shqetësuar për temperaturat e ulëta se sa faktin që isha nudo. Por ia dola”.
Për shkak të Covid-19 festivali Dark Mofo i cili shënon solsticin dimëror u anullua në vitin 2020, por me përmirësimin e situatës shëndetësore në vend këtë vit pati shumë pjesëmarrës. Kjo ngjarje u mbajt për herë të parë në vitin 2013 dhe që atëherë ka fituar mjaft popullaritet.
Klan News