Mbi 26 mijë qytetarë kanë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë, MSH: Brenda disa ditësh vijnë vaksinat tjera

Më 29 mars Kosova ka nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinat antiCOVID, ku fillimisht janë vaksinuar profesionistët shëndetësorë, grup-mosha mbi 85 vjeç dhe personat që kanë sëmundje kronike.

Kosova prani më 28 mars 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, por më pas vendi mbeti pa vaksina antiCOVID për disa javë.

Javën që lamë pas në Kosovë arritën edhe 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

Seri tani numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinat antiCOVID ka arritur mbi 26 mijë. Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Ministria e Shëndetësisë.

“Janë vaksinuar rreth mbi 26 000 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë pret që vaksinat e radhës të arrijnë, brenda disa ditësh, gjithsesi në këtë muaj”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë konfirmoi se kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19 do të vijë brenda disa ditësh.
Ai theksoi se numri i këtyre vaksinave që do të vijnë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.

“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq nga fundit i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumëfishin e këtyre”, ka pohuar Kurti.

Ndërkohë, vaksinat Pfizer kanë filluar t’i marrin profesionistët shëndetësor të cilët nuk kishin mundur t’i marrin ato të AstraZeneca, e për këtë kanë reaguar edhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK.

PRAK përmes një komunikate për media thotë se me shqetësim po e sheh procesin e vaksinimit të qytetarëve, duke shtuar se profesionistët shëndetësor nuk duhet të privilegjohen.

“Me ardhjen e donacionit prej rreth 5000 vaksinave të PFIZER, Ministria e Shëndetësisë si radhë me prioritet për vaksinim me këtë vaksinë, prapë i pa ata që refuzuan të vaksionohen me Astra–Zeneca. Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë të lejoj një diskriminim të këtillë?! Përderisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë, është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane”, thuhej në reagimin e PRAK.

Pas reagimit të PRAK, Ministria e Shëndetësisë mohoi se profesionistët shëndetësor janë duke u privilegjuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *