
17:59 24/11/2021
Mbytet një gomone me emigrantë
Mbi 27 emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar nga brigjet e Francës kanë humbur jetën pas përmbytjes së gomones në kanalin pranë Calais ku ato ndodheshin.
Një operacion shpëtimi vijon ende teksa alarmi për përmbytjen e varkës është dhënë nga disa peshkatarë të cilët kanë parë trupa njerëzish të mbytur në det.
Kryeministri francez, Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një tragjedi dhe se ndjen një trishtim të thellë për situatën.
“Mendimet e mia janë me viktimat e kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë problemet dhe nevojat e tyrë”, tha ai.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al