Mbi 3.2 tonë drogë e 750 të arrestuar, policia gjermane fundos rrjetin gjigant të trafikut të drogës dhe armëve

Policia gjermane ka goditur një rrjet gjigant të transportit të drogës dhe trafikimit të armëve, duke vënë në pranga më shumë se 750 persona. Si rezultat i operacionit, autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth 3.2 ton kanabis, qindra kilogramë drogë sintetike, kokainë dhe tableta ekstaze, 310 armë zjarri dhe mbi 12,000 fishekë.

Autoritetet gjermane ne një deklaratë për mediat thanë se arrestimet u bënë të mundur nga policia që goditi kriptimin e përdorur nga shërbimi EncroChat, i cili ofronte një shërbim të sigurt të mesazheve të menjëhershme të telefonisë mobile që u përdor nga kriminelët.

Hetuesit francezë dhe holandezë u infiltruan në platformën, e cila kishte 60,000 përdorues në të gjithë botën, vitin e kaluar. Ata bënë një numër arrestimesh dhe ndanë të dhënat përmes Europol, duke lejuar autoritetet diku tjetër të monitorojnë mesazhet dhe lëvizjet e kriminelëve.

Këto arrestime vijnë pas qindra mijëra biseda që EncroChat u dha autoriteteve gjermane në Prill 2020, duke identifikuar mijëra përdorues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *