Mbi 33 orë nga shembja e pallatit në SHBA, nga fotot e videot dramatike te deklaratat e familjarëve dhe ekspertëve (VIDEO + FOTO)

Shembja e pallatit 12-katësh në Miami të SHBA-ve, ka tronditur të gjithë botën.

Nga raportimet e deritanishme, 4 viktima janë shënuar, ndërsa të zhdukur rezultojnë mbi 159 persona. Autoritetet thonë, se në mesin e të humburve, janë 31 persona me origjinë nga Amerika Latine. Më konkretisht, 9 nga Argjentina, 6 nga Paraguai, 6 nga Kolumbia, 6 nga Venezuela, 3 nga Uruguai dhe 1 nga Kili.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke operuar në terren dhe po përpiqen të gjejnë sa më shumë të mbijetuar. Ato po përdorin një sërë pajisjesh, duke nisur që nga aparaturat e regjistrimit të zërit, qentë shpëtues, por edhe me anë të hapjes së tuneleve të nëndheshme, me qëllimin e shpëtimit të sa më shumë jetëve.

Si ndodhi ngjarja:

Shembja është regjistruar në orën 1:30 pas mesnate, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura. Aktualisht, dy persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, 35 të tjerë janë evakuuar, ndërsa 1 person, për fat të keq ka ndërruar jetë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për 51 personat që janë shpallur të zhdukur. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1980, kurse së fundmi i ishte nënshtruar një rikonstruksioni të tavanit të katit të fundit. Nuk dihet ende nëse ky është shkaku i shembjes dhe shkaktimit të kësaj tragjedie, shkruan CNN.

Çfarë e shkaktoi tragjedinë:

Pallati 12-katësh që u shemb në Miami të SHBA kishte problem prej dekadash. Ekspertët konfirmojnë se ndërtesa ishte 40-vjeçare, por prej vitit 1990 ishte zhytur dhe ishte e paqëndrueshme.

Po ashtu ajo ishte në proces ricertifikimi dhe po i bëheshin riparime, kryesisht në çati, por besohet se shembja nuk erdhi nga punimet lart. Deri më tani, ekspertët janë në dilemë se çfarë e shkaktoi me të vërtetë shembjen që më pas, solli një tragjedi të madhe për shumë familje.

Momenti i shembjes, nga një kënd i largët dhe brenda një prej apartameteve të pallatit 12-katësh:

Dy video të publikuara nga mediat, kanë fiksuar momentin e shembjes së pallatit 12-katësh në Miami. E para, shfaq ndërtesën nga një kënd i largët, dhe brenda 9 sekondave, ajo shembet e gjitha. Ndërsa një video e dytë, shfaq ambientet e brendshme të apartamentit. Aty shihet se si tronditet ndërtesa dhe nisin të bien suvaja e shtëpisë, por edhe orenditë e tjera shtëpiake me shpejtësi në dysheme.

Fatmirësisht, në apartamentin në fjalë nuk ka pasur persona brenda. Pronarja e apartamentit, e quajtur Samanta, ka thënë për mediat amerikane se shtëpinë në Miami e përdorte si apartament pushimi dhe prej aty, ishte larguar një natë para se të ndodhte ngjarja e kobshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *