Mbi 37 mijë infektime ditore në Gjermani

18:20 05/11/2021

Shifra më e lartë gjatë gjithë pandemisë

Gjermania shënoi këtë të Premte, rekordin e ri të infektimeve për gjithë periudhën e pandemisë. Instituti kombëtar i sëmundjeve infektive Robert Koh regjistroi mbi 37 mijë infektime. Rekordi i mëparshëm ishte i Nëntorit të vitit të kaluar me jo më shumë se 32 mijë infektime brenda 1 dite. Ekspertët nuk kanë një shpjegim të qartë për këtë rritje masive.

Fajin ia atribuojnë vetëm lehtësimit të masave, ku si argument u përdor vaksinimi i mbi 70% të të rriturve, që në të vërtetë ruan të ulët vdekshmërinë. Kapacitetet në terapinë intensive po ezaurohen me ritme të shpejta.

Me ritme të shpejta po rriten infektimet edhe në Austri, ku këtë të Premte u shënua shifra e dytë më e lartë e infektimeve ditore për gjithë pandeminë, gati 9 400 raste të reja.

Rritja e infektimeve vazhdon thuajse në të gjitha shtetet e Europës Perëndimore, ndërsa rekorde të reja janë shënuar këtë 24-orësh në lindje të kontinentit, në vende si Polonia, Sllovaki e Slloveni. Rekordet e errëta të viktimave vazhdojnë të thyen në Rusi, ku ai i kësaj të Premteje ishte 1 192.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *