
Numri i vaksinave të administruar në mbarë botën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 4.54 miliardë.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 810 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 519 milionë e 80 mijë doza, SHBA-ja me 352 milionë e 550 mijë dhe Brazili me 155 milionë e 430 mijë.
Më pas renditet Japonia me 105 milionë e 680 mijë, Gjermania me 95 milionë e 800 mijë, Britania me 86 milionë e 780 mijë, Turqia me 80 milionë e 44 mijë, Franca me 78 milionë e 150 mijë, Indonezia me 76 milionë e 930 mijë, Meksika me 72 milionë e 990 mijë, Italia me 72 milionë e 540 mijë, Rusia me 67 milionë e 340 mijë, Spanja me 59 milionë e 430 mijë, si dhe Kanadaja me 50 milionë e 850 mijë doza.
Turqia renditet e 8-ta në botë në administrimin e vaksinave
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi deri më sot ka administruar 80.044.414 doza të vaksinës.
Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë. Në të gjithë vendin, 42.857.833 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 31.037.223 kanë marrë të dy dozat e nevojshme.
Vaksinat që janë në përdorim ose që janë lejuar për përdorim emergjent deri më sot, administrohen me dy doza dhe intervale.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 204 milionë e 966 mijë, ndërsa numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 330 mijë.//AA
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al