Mbi 4,48 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4,48 miliardë.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org” ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 780 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 508 milionë e 660 mijë doza, SHBA-ja me 351 milionë e 930 mijë, Brazili me 152 milionë e 990 mijë, Japonia me 102 milionë e 910 mijë, Gjermania me 95 milionë e 330 mijë, Britania me 86 milionë e 610 mijë, Turqia me 78 milionë e 552 mijë, Franca me 77 milionë e 630 mijë, Indonezia me 75 milionë e 660 mijë, Meksika me 72 milionë e 490 mijë, Italia me 72 milionë e 160 mijë, Rusia me 66 milionë e 370 mijë dhe Spanja me 59 milionë e 110 mijë doza.

Turqia renditet e 8-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 78.552.659 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë. Në të gjithë vendin, 42.415.458 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 30.206.124 njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Vaksinat që janë në përdorim ose që janë lejuar për përdorim emergjent deri më sot, administrohen me dy doza dhe intervale. Për këtë arsye numri i dozave të administruara nuk nënkupton se ka përfunduar vaksinimi për të njëjtin numër të individëve.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 204 milionë e 287 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 320 mijë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *