Kryeministri Edi Rama bën me dije se 45630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme.
Kreu i qeverisë thotë se deri tani në Shqipëri kanë ardhur mbi 1.8 milionë vaksina, ndërsa iu drejtohet me një apel qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
Deri më tani janë vaksinuar 1 milionë e 270 mijë e 57 qytetarë, por kryeministri thekson se duhet të rritet ende mbulesa vaksinale.
POSTIMI I RAMËS
“🧪 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ 👉duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
🧪 1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar👉 të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Rama.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al