Mbi 50% e popullsisë e imunizuar, britanikët nuk ndalen, “lulëzojnë” parqet e plazhet (FOTO)

Me thuajse mbi 50% të popullsisë të imunizuar nga virusi COVID-19, autoritetet britanike kanë lehtësuar masat, e për rrjedhojë, mijëra qytetarë kanë “pushtuar” parqet e lulishtet e qyteteve.

Temperaturat këtë të mërkurë shënuan 25 gradë, e këtë kohë, britanikët e kanë parë si një mundësi shumë e mirë për t’u dyndur plazheve, por edhe për të zhvilluar pikniqe me ushqime të shijshme e alkool.

Edhe pse kufizimet e bllokimit u lehtësuan disi 48 orë më parë, sërish autoritetet britanike nuk lejojnë që të grumbullohen më shumë se 6 persona. Por, diell ishte aq i fortë se rregullat e qeverisë u injoruan fare lehtë nga britanikët.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *