
09:36 13/07/2021
Më shumë se 50 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ra në një pavijon të përshtatur për të sëmurët me Covid në një spital në Irak. Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole oksigjeni. Kryeministri i Irakut ka kërkuar arrestimin e kreut të spitalit.
Death toll rises to 54 as the blaze rages at coronavirus ward in Iraq’s Nasiriyah province.#iraq #Nasiriyah #COVID19 #Covid_19 pic.twitter.com/RZrU9u7B1m
— 5 News Australia (@5NewsAustralia) July 13, 2021
Kreu i parlamentit, Mohammed al-Halbousi, ka shkruar se shpërthimi ishte provë e qartë se “po dështohet të mbrohen jetët e irakianëve dhe është koha për t’i dhënë fund kësaj katastrofe”.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se pas ngjarjes ka pasur një përplasje mes demonstruesve dhe policëve në skenën e ngjarjes. Dy makinave të policisë iu vu zjarri. Pavijoni kishte një hapësirë për 70 shtretër dhe ishte ndërtuar 3 muaj më parë. Kur nisi zjarri, aty ndodheshin 63 persona.
??Covid ward blaze KILLS 38 in Iraq
A powerful fire has been reported in the COVID department of a hospital in the Iraqi province of Nasiriyah, claiming the lives of 38 people the number is expected to increase #Iraq/#COVID19 pic.twitter.com/3y53aXkfYF
— The RAGEX (@theragex) July 12, 2021
“Dëgjova një shpërthim dhe zjarri kishte shpërthyer me shpejtësi”, tha një roje e spitalit. Autoritetet po vijojnë një operacion kërkimi në pavijon. Iraku ka pasur një numër të lartë infektimesh, 1.4 milionë të regjistruar si të infektuar me Covid dhe më shumë se 17 mijë viktima./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al