Mbi 500 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës, ja sa janë në terapi intensive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus.

Një ditë më parë, më 18 shtator, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 11 viktima me koronavirus në periudhë 24-orëshe.

Prej shpërthimit të pandemisë më 2020, në Kosovë kanë vdekur 2,889 persona me këtë virus.

Ndërkohë po vazhdon procesi i vaksinimit. Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *