
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka përshkruar dramatike situatën epidemiologjike në Gjermani.
Në një kongres të zhvilluar me kryebashkiakët, ajo theksoi se vala e katër po godet vendin shumë rëndë.
“Vala e katërt po e godet vendin tonë me forcë të plotë. Numri i infeksioneve të reja ditore dhe numri i vdekjeve është i frikshëm. Nuk është aspak vonë për të marrë vaksinën”, ka thënë Merkel.
Instituti i Robert Koch raportoi 52, 826 të prekur dhe 294 viktima në 24 orët e fundit.
Ndërkohë këtë javë qeveria dhe drejtuesit e 16 vendeve do të takohen për të diskutuar për kufizimet e reja kombëtare
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al