Mbi 6500 emigrantë kalojnë në territorin e saj, Bullgaria dërgon trupa në kufirin me Turqinë

Bullgaria dërgoi sot 350 trupa në kufirin e saj me Turqinë për të mbështetur policinë për shkak të presionit në rritje ndaj flukseve të emigrantëve tha ministri i Mbrojtjes Georgi Panayotov.

“Nga e hëna në kufirin bullgaro-turk ka ushtarë për të mbështetur policinë kufitare. Janë dërguar 350 persona së bashku me rreth 40 pajisje”-tha ai.
Më shumë se 6,500 persona që kanë hyrë ilegalisht në vend, kryesisht afganë , janë arrestuar në Bullgari nga janari deri në shtator, më shumë se tre herë në të njëjtën periudhë në vitin 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.

Bullgaria ndodhet në kufirin e jashtëm tokësor të Bashkimit Evropian (BE), në rrugën për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në Evropë. Një tel me gjemba, i dëmtuar në shumë vende, mbulon kufirin bullgaro-turk 259 km të gjatë .
Parlamenti kishte vendosur në gusht të dërgonte 400 deri në 700 trupa në kufijtë e Bullgarisë me Turqinë dhe Greqinë për të ndihmuar në ndërtimin e gardheve. Anëtari më i varfër i BE-së, Bullgaria, nuk ka pranuar asnjëherë një numër të madh azilkërkuesish, shumica e të cilëve largohen nga vendi edhe para se të marrin një përgjigje për statusin e tyre të refugjatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *