Mbi 80 milionë të infektuar në SHBA

12:17 12/04/2022

Në Pensilvani do të rivendoset përdorimi i maskave nga 18 Prilli

Sipas Qendrës për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemeve në universitetin Johns Hopkins, totali i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tejkaloi 80.44 milionë. Numri i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë kaloi 985 mijë.

Numri i të infektuarve është rritur gjatë javës së fundit nxitur edhe nga nënvarianti i Omicron , BA.2 që sipas ekspertëve është më infektues.

Sipas “Wall Street Journal” dy vjet pasi pandemia Covid-19 shkaktoi vdekjen e shumë të moshuarve në SHBA, familjet e tyre kanë ngritur një sërë padish kundër qendrave të kujdesit për ta, duke i akuzuar ato për neglizhencë.

Ata akuzuan azilet se nuk arritën të kontrollonin përhapjen e sëmundjes, të zbulonin dhe trajtonin pacientët e infektuar. Nju Jorku ishte epiqendra e transmetimit të koronavirusit në muajt e parë të shpërthimit, me një numër të lartë vdekjesh në shtëpitë e pleqve në shtet, thuhet në raport. 

Vetëm gjatë 2020 pandemia vrau më shumë se 6,500 të moshuar, por numri besohet të jetë më i lartë. Dhjetëra padi të tilla janë ngritur në shtetin e Nju Jorkut gjatë muajit të kaluar dhe padi të ngjashme janë ngritur në zona të tjera. Një firmë ligjore në Illinois tha se kishte paraqitur 78 padi të tilla vetëm në Mars.

Pas rritjes së fundit të rasteve Filadelfia, Pensilvani, do të rivendosë përdorimin e maskave më 18 Prill. Filadelfia ka regjistruar mbi 150 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 çdo ditë, më shumë se 50 % më e lartë se 10 ditë më parë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *