Mbi 800 qytetarë të Deçanit të helmuar nga uji, reagon Vjosa Osmani: Rasti të trajtohet me urgjencë, të zbardhen shkaqet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me ngjarje e rëndë ku mbi 800 qytetarë në komunën e Deçanit, dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Ajo shprehet se pret nga të gjithë institucionet angazhim të plotë në ofrimin e trajtimit shëndetësor për qytetarët e helmuar si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e tyre.

Vjosa Osmani teksa iu ka uruar shërim të shpejtë qytetarëve, theksoi se do të mbajë kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti.

“Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”, shkruan Vjosa Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *