Mbi 9 milionë të prekur nga fillimi i pandemisë, Ministri i Shëndetësisë: 10% e të infektuarve në Turqi i përkasin variantit Omicron

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca është shprehur se 10% e infeksioneve në vend janë shkaktuar nga varianti Omicron i Covid.

Situata epidemiologjike në Turqi vijon të mbetet shqetësuese. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 9, 286, 986  persona. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 81, 403 qytetarë.

Ndërkohë që nga 14 janari i 2021 rreth 52 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa rreth 57 milionë kanë marrë një dozë kundër COVID.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *