Mbi dy orë bisedë midis Biden dhe Xi Jinping

mbi dy ore bisede midis biden dhe xi jinping
mbi dy ore bisede midis biden dhe xi jinping

08:32 29/07/2022

Presidenti amerikan dhe lideri kinez zhvilluan një bisedë telefonike, në fokus tensionet rreth Tajvanit

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati më shumë se dy orë, ku u fol për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara mes dy vendeve. Kjo është biseda e pestë telefonike mes dy liderëve dhe kishte në fokus tensionet rreth Tajvanit.

Sipas Shtëpisë së Bardhe dy presidentët “diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale dhe globale”.

Në deklaratë thuhet se Bideni nënvizoi se politika e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin nuk ka ndryshuar, duke shtuar se SHBA-të “kundërshtojnë fuqishëm përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit”.

Këndvështrime të ndryshme mbi shëndetin global, politikat ekonomike dhe të drejtat e njeriut kanë testuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve. Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës ka tendosur edhe më shumë raportet.

Biseda vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Ishulli vetëqeveriset qe prej viteve 40, por Pekini e konsideron si territorin e tij. Kina ka thënë se do ta konsideronte këtë vizitë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar në dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

Bideni u tha javën e kaluar gazetarëve se zyrtarët ushtarakë amerikanë besonin se nuk ishte “ide e mirë” që kjo vizitë të realizohej ne kete periudhe.

Duke parë se situata rreth Tajvanit është tejet e tensionuar ka gjasa që dy liderët të takohen edhe nga afër. Sipas mediave amerikane që citojnë një zyrtare të lartë të administratës, që nuk do të identifikohet, Presidenti Biden dhe Xi Jinping janë duke eksploruar mundësinë e takimit nga afër.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts