Mbi tre milionë të infektuar me koronavirus në Gjermani, shkon në 78.452 numri i viktimave

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur në mbi tre milionë, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Robert Koch. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka arritur në 78.452, thuhet në njoftim.

Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë.
Në periudhën e fundit, Gjermania ka shënuar rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus pavarësisht se vendet kulturore, restorantet dhe objektet tjera janë të mbyllura për muaj të tërë.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *