Mbledhja dyditore e qeverisë e zhvendosur në Tepelenë, reagon Rama: Prag sezoni reformimesh dhe vetëreformimi

Prej orës 12:00 të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Tepelenë kabinetin e qeverisë.

Mbledhje e cila do të zhvillohet në dy ditë dhe do të jetë me dyer të mbyllura. Sakaq, në një postim të bërë në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga mbledhja.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi *Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë #VetëmPërpara”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts