Mbledhja e dy qeverive, Kurti: Suksesin ta krahasojmë me botën dhe jo me njëri-tjetrin! Kemi nevojë për unitet, historia do të na gjykojë…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një reagim në Twitter, Kurti shprehet se suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duhet krahasuar me botën, duke shtuar se vendet kanë nevojë për më shumë unitet.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta matim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike.”, shkruan Kurti.

Kurti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *