MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR/ Basha: E kam dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do PD në partneritet dhe aleancë me SHBA








Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se duhen të jenë të hapur ndaj çdo demokrati, e të gjithë për të krijuar një partneritet të fortë dhe aleance me SHBA, kundër regjimit të kryeministrit Rama.

Më tej Basha u shpreh duhet shtrirë dora për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga kjo krizë e rëndë.

“Unë e kam dorën të shtrirë ndaj çdo demokrati që do një PD të fortë në partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Ramës. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që don ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë.

Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur.

Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.