Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit/ Ekspertja Aurela Anastasi mbështet zgjatjen e mandatit të KPK-së: Garanton respektimin e standardeve të vendosura









Pasditen e sotme u mbajt mbledhja e radhës së Këshillit të Legjislacionit mbi ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e organeve të vetingut.

anastasi

Në fjalën e saj gjatë takimit, ekspertja Aurela Anasatasi evidentoi pikat e forta që ka zgjatja e mandatit të KPK-së në raport me kalimin e procesit të vetingut në duart e KLP-së dhe KLGJ-së.

Sipas Anastasit, zgjatja e mandatit të KPK-së do të sigurojë konsistencë në përvojën e krijuar deri tani, si dhe do të garantojë standarde të njehësuara të procesit të vendimarrjes për subjektet që pritet të vlerësohen.

Gjithashtu ajo thekson se nëse KLGJ dhe KLP do të marrin në dorë procesin ato do të përdorin praktikat e veta, duke krijuar një standard të dyfishtë, si dhe do të kërkojnë kohë dh kosto shtesë për të siguruar vijueshmërinë e procesit.

“Zgjidhja e parë është zgjatja e mandatit të vetingut. Le të shohim pikat e forta që ofron kjo zgjidhje.

Krijon vazhdimësi dhe konsistencë dhe është një përvojë e krijuar tashmë. Nuk ndryshon asnjë standard. Nuk ka nevojë për procese riorganizuese shtesë. Për rjedhojë nuk sjell as kohë as kosto të tjera.

Garanton standarde të njehësuara të procesit të vendimarrjes për secilin nga subjektet e vlerësuara. Mendoj se ky variant garanton standartet e njehësuara.

Garanton respektimin e standardeve të vendosura dhe nga praktika e KPK dhe Komisionerëve Publikë. Pse? Do ndryshojë atje. Atje do vinë organe të tjera. SPAK-u ka qasjet e veta, do vijë drejtuesi i SPAK-ut me praktikat e veta. KLGJ-ja, KLP-ja kanë qasjet e veta, kaë krijuar praktikat e tyre. Po do fillojnë do thonë që dhe vlerësimi nuk ndryshon në këtë pikë, prandaj ne do përdorim praktikën që kemi vet, pse do marrim ne përvojën e KPK-së, janë normale këto të lindin në proceset gjyqësore.

Garanton vazhdimësinë e mbështetjes nga ONM sipas një praktike të fituar tashmë. Pse them unë kështu?  Unë them sepse nuk kam mendimin se ONM-ja mund të ndërpritet, ONM-ja ka mandate funksional dhe jo mandate kohor, e quajt plotësisht të mundshme që për këtë proces ONM-ja të qëndrojë. Mban në kontroll të gjatë procesin e vetingut sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Me vazhdimësinë e praktikës së krijuar nga KPK-ja koha do të vijë duke u shkurtuar dhe jo duke u zgjatur. Këtu po flasim për situata normale dhe jo për situate ku mund të na dalin probleme. Pasi nëse dalin probleme kjo kohë shtesë është si për KPK-në ashtu dhe KLGJ-në”, tha Anastasi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *