Mbledhja e Kryesisë së re të PS, zbardhen porositë e Ramës për zgjedhjet vendore të 2023! Kreu i qeverisë paralajmëron “vijë të kuqe” për punësimet në…








Kryeministri Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal për zgjedhjet vendore të vitit 2023, ndërsa ka porositur socialistët për një transformim të ri dhe hapje në bazë.

Parlamenti-deputetet-opozita-Rama-basha-Duma-parakalimi-bardhi-kodheli- (3)

Në komunikimin me gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së re të Partisë Socialistë, kreu i qeverisë njoftoi se puna në terren dhe analiza e zgjedhjeve do të ecin paralelisht me qëllim për ta hapur partinë për prurje të reja por edhe duke vlerësuar ata që kanë kontribuuar.

“Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme dhe njëkohësisht për një proces tjetër të ri, transformimi të brendshëm dhe hapjeje dhe në bazë të disa vendimeve, puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve të PS-së në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria.

Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme dhe do të thellohet në vijimësi është që një vijë e kuqe, se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialiste, janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Kështu që ta kenë të gjithë të qartë këtë gjë. Kjo nuk është propagandë, kjo është vija ndarëse që do të na garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së gjithë administratës shtetërore në raport me publikun.

Shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që ju takon, në pjesën tjetër të administratës kemi një problematikë serioze të trashëguar në 30 vjet, por që duhet me patjetër ta qasim me forcë dhe me vendosmëri. Kjo është e prerë dhe për këtë do të angazhohemi të gjithë”, tha Rama.

Sa i përket përplasjes në qytetin e Shkodrës, ku deputet socialistë iu ankuan sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, se punësimet i merrte partia e Tom Doshit, kreu i qeverisë i cilësoi si thashetheme, por paralajmëroi deputetët e tij se ata nuk janë punëdhënës por transmetues dhe marrës të mesazheve të qytetarëve.

“Ajo që dua të them është që deputetët janë aty për t’i shërbyer komuniteteve, deputetët janë aty për t’i shërbyer popullit, deputetët janë aty për t’i përçuar të gjitha mesazhet e nevojshme te njerëzit, për të dëgjuar me vëmendje njerëzit e për të përcjellë në grupin parlamentar, për të sjellë në veshët e të gjithë anëtarëve të qeverisë shqetësimet e njerëzve.

Deputetët nuk janë as punëdhënës, as zyra pune e kjo do të jetë një vijë e kuqe, nuk diskutohet. Proceset se si organizohet puna e shtetit dhe se si rekrutohen njerëzit për të punuar në administratë e se kush merr përgjegjësi në administratë, janë procese që rregullohen qartësisht nga ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë procese që i takojnë deputetëve”, u shpreh Kryeministri.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë me bashkitë që janë pa kryetar, pasi Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet vendore të 2019-ës, Rama u shpreh se:

“Për këtë nuk duhet të më pyesni mua, për këtë duhet të pyesni kush i ka në dorë këto punë, unë nuk i kam në dorë këto punë, qeveria nuk vendos se kur dhe si bëhen këto procese, normalisht këto procese duhet të ishin bërë me kohë, por nuk është ky as si të them detyrimi e nuk është mundësia ime të jap përgjigje për këtë sepse nuk e di”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *