Mbledhja e përbashkët e deputetëve të PD, Topi: I shërben vetëm Berishës, nuk po ndodh asgjë e re

mbledhja e perbashket e deputeteve te pd topi i sherben vetem berishes nuk po ndodh asgje e re
mbledhja e perbashket e deputeteve te pd topi i sherben vetem berishes nuk po ndodh asgje e re

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë” në News24, foli për përçarjen në PD.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ish-presidenti tha se opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar, teksa shtoi se ndonjëherë është më mirë pa opozitë. Sakaq u ndal te bashkimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me Gazment Bardhin, ku tha se ky nuk po ndodh asgjë.

“Opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar. Ndonjëherë më mirë pa një opozitë, sesa një opozitë që çorodit edhe mediat e ekuilibruara. Ka vende që s’kanë opozitë, por zëra në shoqëri, siç kemi qenë ne në vitet ’90.
Po frenon në mënyrë të dhunshme lindjen e rotacioneve në Shqipëri dhe kjo ndodh prej vitesh.

[embedded content]

Nuk ka ndodhur asgjë në opozitë, nuk ka vullnet. Shoh që e konsiderojnë diçka të madhe atë që po ndodh, por asgjë s’po ndodh, bëhet fjalë për bashkimin e grupeve të Bardhit me Berishën.Sot nuk ka koshiencë politike, por instinkt politik i ruajtjes së karrierës. Bardhi shiti alibinë e bashkimit. Për një person që është në politikë, a ka koherencë politike për deklaratat e tyre? Kjo është arsyeja pse ka instinkt dhe jo koshiencë. Ngrysesh ndryshe dhe gdhihesh ndryshe.
Ça sjell me atë akt bashkimi? Asgjë, çështja është te morali politik. Kjo është një lëvizje politike, ku jo domosdoshmërisht A+B sjell C. Kjo lëvizje i shërben vetëm Berishës. Sot është në pozicionin që merr dhe aleatin më të fortë të Bashës, duke e lënë atë në minorancë”, tha Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts