Mbledhja e qeverisë/ Manastirliu: Miratuam marrëveshjen për hapjen e degës së Kolegjit evropian, financojmë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë

mbledhja e qeverise manastirliu miratuam marreveshjen per hapjen e deges se kolegjit evropian financojme 5 bursa vjetore per studentet shqiptare
mbledhja e qeverise manastirliu miratuam marreveshjen per hapjen e deges se kolegjit evropian financojme 5 bursa vjetore per studentet shqiptare

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, është miratuar marrëveshja për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më tej ajo theksoi se qeveria do të financojë deri në 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë.

“Kemi miratuar një vendim sa i përket dimensionit evropian të arsimit të lartë marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Evropës. I hap mundësinë studentëve dhe të rinjve të Ballkanit për të studiuar në degën e kolegjit të Evropës, do t’i hapë studimet në 24,-25, qeveria është e angazhuar që nëpërmjet marrëveshjes të iniciojë aspektet e ndërtimit të kampusit, të financojë deri në 5 bursa për studentët, një ngjarje historike për herë të parë një filial hap degën në Shqipëri jo vetëm për çfarë do të sjellë në aspektin akademik në funksion të vizionit tonë.”, u shpreh ministrja e Arsimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts