Mbledhja e qeverisë me pushtetin vendor, Rama: Kemi disa sfida nëpër bashki, pagat do të…

mbledhja e qeverise me pushtetin vendor rama kemi disa sfida neper bashki pagat do te
mbledhja e qeverise me pushtetin vendor rama kemi disa sfida neper bashki pagat do te

Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me kryebashkiakët e vendit në Shkodër se ka pasur diskutime për një sërë temash me rëndësi.

Rama u shpreh se këto tema përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se ka disa problematika të qeverisjes vendore për të cilat u diskutua, teksa përmendi nevojën e rritjes së ritmit dhe përshpejtimit të modernizimit të procesit të qeverisjes në të dyja nivelet si edhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Rama zbuloi se po ashtu do të ketë rritje të pagave për punonjësit në pushtetin vendor duke kaluar nga pesë nivele pagash që janë aktualisht në dy nivele.

“Kemi pasur diskutime për një sërë temash me rëndësi. Këto tema përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE pasi është një proces që siç e kam thënë kërkon angazhimin dhe këmbënguljen e rezultate nga të gjithë dhe jo vetëm nga qeveria. Nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria. Puna e qeverisë është një pjesë e punës, sic është një pjesë parlamenti, gjyqësori dhe pushteti vendor apo sektori privat, media, etj.

Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit dhe përshpejtimit të modernizimit të procesit të qeverisjes në të dyja nivelet si edhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor. Kemi diskutuar një sërë temash dhe ministri për pushtetin vendor ka bërë një parashtrim duke nisur nga nisja e zbatimit të reformës administrative. Një sërë të dhënash treguan se ka qenë gjëja e duhur, por kemi disa sfida me rëndësi, ndër të cilat kemi sfidën e përafrimit të performancës së njësive të pushtetit vendor me mbështetje nga qeveria, sfidën e një mesatareje të arsyeshme të performancës në të gjitha bashkitë pasi ka nivele të ndryshme dhe është normale, por me diferenca nganjëherë të forta.

Kemi domosdoshmërin e rivlerësimit të pagave të bashkive, sepse sot bashkitë janë të ndara në 5 nivele duke u bazuar te numri i banorëve dhe këtyre 5 niveleve i përkojnë edhe nivelet e pagave, ne do kalojmë në dy nivele dhe do bëjmë rritje të pagave për t’i përfaruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me nivelin e parë në mënyrë që ajo që sot po përjetohet nga shumë bashki, kryesisht më të voglat, të cilat nuk arrijnë dot të punësojnë specialistë për shkak të pagave të ulëta dhe pozitave gjeografike.

Kemi sfidën e një mbledhjeje më uniformë të taksës së pronës. Në disa bashki kjo ndodh me një rezultat progresivisht më pozitiv, në disa të tjera thuajse nuk ndodh fare. Po ashtu një eprformancë në mbledhjen e tarifës së pastrimit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts