Mbledhja në PD, edhe Gazment Bardhi i kërkon Bashës të bëjë një hap pas: Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të japë një shans për zgjidhje






Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhjen e sotme se zgjidhja për krizën në parti duhet të jetë me çdo demokrat duke i kërkuar Lulzim Bashës të bëjë një hap pas.

Gazment-Bardhi-2-min-590x354

Bardhi është shprehur se demokratët duhet t’i qëndrojnë vendimit për përjashtimin e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges së askujt por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte edhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë e vlerësoj qëndrimin tuaj në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.

Një hap pas i juaj që merr me vete edhe Sali Berishën i hap rrugën një procesi që është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë.

Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë hapim a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në vitin 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgidhje që qetëson demokratët. Se jemi në gjendje lufte dhe që i bën bashkë demokratët.

Pra vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të japë një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e potë, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjellë demokratët në pushtet”, ka deklaruar Bardhi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.