Mbledhja në selinë e blu e grupit parlamentar, Salianji: Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Opozita të zmadhohet

mbledhja ne seline e blu e grupit parlamentar salianji demokratet e kane dhene verdiktin duan bashkim opozita te zmadhohet
mbledhja ne seline e blu e grupit parlamentar salianji demokratet e kane dhene verdiktin duan bashkim opozita te zmadhohet

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së parë në selinë blu, të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, duke thënë se demokratët e dhanë verdiktin e tyre, ata duhan bashkim.

Salianji shprehet se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe bashkimi i grupit është hapi i parë i zmadhimit të opozitës. “Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë”-shprehet ai.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!

Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.

Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”, u shpreh Ervin Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts