Mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB/ SHBA dhe Shqipëria, mocion kundër pushtimit rus

mblidhet keshilli i sigurimit te okb shba dhe shqiperia mocion kunder pushtimit rus
mblidhet keshilli i sigurimit te okb shba dhe shqiperia mocion kunder pushtimit rus

23:33 25/02/2022

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është mbledhur për të diskutuar lidhur me sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sky News raporton se mbledhja e Këshillit të Sigurimit u hap nga Shtetet e Bashkuara, që deklaruan se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke zgjedhur të pushtojë Ukrainën.

Ndërkohë, SHBA së bashku me Shqipërinë, janë duke parashtruar mocionin që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Në këtë mocion të SHBA-Shqipëri i kërkohet Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të lejojë ndihmën humanitare në vend.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB, Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts