Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Rakacolli: Situata mbetet delikate, Fico: Numri që ka pësuar rritje është…

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në mbledhjen e komitetit teknik te eksperteve, tha se situata e pandemise ne vend eshte “përsëri e stabilizuar me tendencë të lehtë në ulje incidence, por përsëri delikate”.

Sipas saj, në vend ka nisur fushata elektorale e vaksinimi masiv ndaj edhe komiteti u mblodh për të vlerësuar indikatorët javorë e gjendjen e infeksionit brenda nje jave nga hera e fundit qe nuk u ndryshuan masat kufizuese.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico, ne shpjegimin e saj tha se kete jave te gjithe indikatoret kane pesuar renie.

Sipas saj, numri që ka pësuar rritje “është numri i bashkive të prekura që ka arritur 43 në javë dhe kjo është sidomos në bashkitë e vogla”.

Fico theksoi se ka shume rendesi zbatimi i masave dhe sidomos shmangia e grumbullimeve.

“Kjo lloj situate në krahasim me atë cka vlerësuam herës së kaluar ka disa ndryshime që mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet ne mendojmë që mbetet një situatë me numra të kontrolluar por akoma delikate”, theksoi Fico.

Albana Fico: Po flasim per periudhen 17-30 mars, jemi më herët në këtë vlerësim për të gjitha arsyet që profesoresha tha.

Incidenca dy javore ka pësuar zbritje.

Mesatarja ditore e rasteve ditore edhe kjo ka pësuar zbritje.

Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje.

Pozitiviteti i monstrës ka pësuar rënie por duhet të kemi parasysh se akoma s’jemi të kënaqur se për të gjithë ata që ndjekin nga afër vlerësimin e situatës objektivi është të shkojë shumë më poshtë.

Numri që ka pësuar rritje është numri i bashkive të prekura që ka arritur 43 në javë dhe kjo është sidomos në bashkitë e vogla.

Mesatarja javore e pacienteve të shtruar në spitalet covid si rasti i atyre në terapi intensive, numri i të intubuarve është ulur.

Të gjithë këta indikatorë pësojnë një ulje bazuar mbi situatën epidemiologjike, një numër më i pakët është ai i vdekjeve, që është në 70 nga 92.

E rëndësishme të kuptojmë që kjo lloj situate në krahasim me atë cka vlerësuam herës së kaluar ka disa ndryshime që mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet ne mendojmë që mbetet një situatë me numra të kontrolluar por akoma delikate.

Në këtë javë kemi edhe një shkak për të ndjerë më mirë, që është fillimi i fushatës masive të vaksinimit.

Ka stabilitet e qëndrueshmëri në moshat e reja por në vëmendje duhet të kemi zbatimin e masave, shmangia e grumbullimeve është shumë e rëndësishme, mbajtja e maskës, e mbetet kryesore vijimësia e kontrollit të infeksionit nëpërmjet masave që i përsërisim.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *