Mblidhet parlamenti i ri bullgar

23:40 21/07/2021

Ende e paqartë shumica e re qeveritare

Zgjedhjet e dyta në vetëm tre muaj ne Bullgari u fituan nga partia anti-elitë e udhëhequr nga prezantuesi televiziv Slavi Trifonov. Do të jetë Trifonov që do të marrë nga Presidenti rumen Radev mandatin për krijimin e qeverisë së re. Nga shpejtësia e krijimit të qeverisë së re në Sofje varet një vendimarrje pozitive në muajin Tetor në lidhje me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të vetos bullgare në fuqi ndaj Shkupit. Parlamenti arriti që në seancën e parë të zgjedhë Iva Mitevën si kryetare me 137 vota pro dhe 99 abstenime.

Edhe pse partia e re fitoi më shumë vende në zgjedhje në 65, ajo nuk arriti shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri më vete.

Pesë parti kanë deputetë në parlamentin me 240 vende, ku partia Gerb e ish-kryeministrit Boyko Borisov përfaqësohet me vetëm 63 deputetë. Partia Socialiste bullgare doli e treta me 36 deputetë.

Partia e Trifonov ka deklaruar se do të formojë koalicion qeveritar vetëm me parti që ishin pjesë e protestave masive kundër qeverisë së Borisov vitin e kaluar. Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Korrikut nuk i japin garanci Trifonov që të sigurojë shumicën në parlamentin e ri. Analistët parashikojnë që një raund i mundshëm i zgjedhjeve vetëm do të shtonte telashet e vendit anëtar më të varfër të Bashkimit Evropian.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *